Derbi në Podujevë mes Llapit dhe Dritës, është kryendeshja e xhiros së dhjetë, por edhe e ditës së diel.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00 do të ndjekim një ndeshje me lojë të fortë brenda fushës, pasi dy skuadrat që janë në krye të renditjes tabelare do të “peshojnë” forcat.
Llapi në këtë duel vije pas fitores ndaj Lirisë së Prizrenit në të njëjtin stadium, derisa Drita është në seri të mirë prej katër fitoreve radhazi dhe me Ballkanin janë skuadrat e vetme që nuk kanë pësuar asnjë humbje deri me tani në elitën e futbollit kosovarë.
Ekipi i Tahir Batatinës kërkon fitoren për të ja shkaktuar humbjen e parë Dritës.
Derisa ekipi gjilanas synon të vazhdojë ecurinë pozitive në elitën e futbollit kosovarë.