Deputeti Luan Aliu ka bërë të ditur se do ta vazhdojë për të tretën herë përgjegjësinë e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Aliu ka thënë se këtë përgjegjësi do ta ushtrojë me besimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke theksuar vazhdimin e angazhimit të tij në këtë komision parlamentar.
“Për të tretën herë, me besimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do ta vazhdoj përgjegjësinë time në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë – AKI”, ka deklaruar Aliu.










