“Bardhekaltërtit” e Dritës sot në zyret e saja kanë nënshkruar kontratë katër vjeqare me njërin ndër futbollistët më të talentuar në futbollin e Kosovës me mbrojtësin e majtë, Yll Ibrahimi.
Ibrahimi që nga fillimi i karrierës së tij ka kaluar të gjitha kategoritë në FC Drita duke treguar se ka një talent të madh në lojën e futbollit.
Majtaku i Dritës i cili mbi supet e tijë ka 18 vite e disa muaj njiherit ishte edhe futbollist standart i Kombëtarës së Kosovës U19, ndërsa tani e një kohë të gjatë Ibrahimi ishte pjesë e rregullt e ushtrimeve me skuadrën e parë të Dritës.
Lidhur me nënshkrimin e kontratës së parë profesionale, talenti Ibrahimi ka theksuar.
“ Që nga fëmiria jam pjesë e Dritës, kam kaluar të gjitha kategorit në klubin e Dritës, jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e skuadrës së parë dhe tani kemi një kontratë profesionale, është kjo një ëndërr e imja që nga fillimi i karrierës që të jem pjesë e klubit të Dritës”.
Mbrojtësi i majtë, Yll Ibrahimi, ka bërë të ditur se ky do të jetë vetëm fillimi i karrierës së tij në botën e futbollit profesionist.
“ I falemnderohem stafit të klubit, trajnerit dhe të gjithë atyre që kanë pasur besim në mua,do të jap gjithmonë më të mirën që di dhe mundem për të mirën e klubit, nuk do të ndalem në asnjë momen që klubit të Dritës ti ofroj maksimumin tim për rezultate positive, ndërsa tifozve “Intelektualve”, ju premtoj se do te jem pjesë e tyre për të mirë e për të keq, dhe urojë që me paraqitjet e mija në fanelën
“bardhe kaltër” ti bëjë krenar”, ka theksuar futbollisti, Yll Ibrahimi.