FC Drita ka reaguar pas kualifikimit historik në fazën Play-Off të UEFA Conference League, duke theksuar se pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit, ky është një kapitull i rëndësishëm në historinë e klubit dhe ecuria evropiane vazhdon.
Komunikata e plotë:
Një mbrëmje e vështirë në rezultat, por një kapitull historik për ne.
Pavarësisht humbjes 3–0, ne arrijmë të kualifikohemi në fazën Play-Off të UEFA Conference League, duke shkruar edhe një tjetër faqe historie për klubin tonë dhe për futbollin e Kosovës.
Falënderim i veçantë për INTELEKTUALËT, tifozët tanë të jashtëzakonshëm, që na qëndruan pranë kudo e gjithmonë dhe na dhanë forcë në çdo moment.
Rrugëtimi ynë evropian vazhdon. 💙
Historia jonë nuk ndalet këtu. ⏳
–
#ForcaDrita

