Në ambientet e Kolegjit FAMA në kryeqytet është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i FMK-së, duke treguar kulturë të lartë dhe profesionale në këtë Federatë e cila dita më ditë po dëshmon se në radhët e saja ka strukturë organizative tejet të mirë.
Në praninë e delegatëve dhe strukturave të kësaj Federata me mandat katër vjeçar është rizgjedhur kryetar i kësaj Federate, Nuhi Llugagjiu.
Llugagjiu bashkëpunëtor të afërt të tij në këtë mandat katër vjeqarë do të ketë dy nënkryetar Artan Spahiun dhe Halit Rexhaj.
Me shumicë votash dhe pa kundër kandidat me mandat katër (4) vjeqar 2021/2025 është rizgjedhur si Kryetar i FMK-së z.Nuhi Llugaxhiu
Për NënKryetar janë rizgjedhur;
1. Artan Spahiu – NënKryetar i parë
2. Halit Rexhaj – NënKryetar i dytë
Për Drejtor Sportiv është rizgjedhur;
z.Alban Beqiri
Për Sekretar teknik është rizgjedhur;
z.Elton Xhemajli
Kurse për anëtar të Bordit të FMK-së janë zgjedhur;
1. Nijazi Starabaja
2. Nijat Shabani
3. Hasan Gjesha
4. Asllan Muhaxheri
5. Ilir Behluli
6. Fidan Ahmeti
7. Jetulla Guri
8. Naser Ahmeti
9. Qendrim Shabani
Me shumcë votash janë pranuar edhe klubet e reja në FMK
1. Mc Steelwings – Pejë
2. Mc Dragojt e Gjeravicës – Deqan
3. McT Prizreni – Prizëren
4. Mc Enduro Leaders – Prishtin
Përfaqësues të FMK-së për Asamblen e përgjithshme të Komitetit Olimpik të Kosovës, janë deleguar;
1. Nuhi Llugaxhiu – Kandidat për anëtar të bordit të KOK-ut
2. Alban Beqiri – Delgat pjesmarës në asamble