Të nderuar qytetarë të Anamoravës,
Me përgjegjësi të plotë dhe me besimin në mbështetjen tuaj, ju njoftoj për kandidaturën time për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Gjatë angazhimit tim publik kam punuar me përkushtim për reforma të thella në sektorin e shëndetësisë, reforma të cilat për herë të parë vendosën qytetarin dhe pacientin në qendër të sistemit. Fatkeqësisht, shumë nga këto procese mbetën në gjysmë dhe sot shëndetësia vazhdon të përballet me sfida të mëdha.
Po aq i rëndësishëm për mua ka qenë dhe mbetet edhe angazhimi për ruajtjen e familjes si themel i shëndoshë i shoqërisë sonë dhe avancimi i kujdesit për shëndetin mendor, veçanërisht në një kohë kur sfidat emocionale, sociale dhe ekonomike po rëndojnë jetën e shumë qytetarëve tanë.
Prandaj, kërkoj besimin dhe votën tuaj që së bashku t’i vazhdojmë këto reforma, ta forcojmë sistemin shëndetësor, ta mbështesim familjen kosovare dhe t’u japim qytetarëve shërbime më të dinjitetshme dhe më cilësore.
🗳️ Më 7 Qershor:
✅ Voto LDK 113
✅ Prof. Dr. Ferid Agani – Nr. 38
Besimi juaj është forcë për ndryshim, për zhvillim dhe për një Kosovë më të drejtë për të gjithë.
Me respekt dhe mirënjohje,
Prof. Dr. Ferid Agani
#LDK113 #FeridAgani38 #Anamorava #ReformaShendetesore #Familja #ShendetiMendor #Voto38










