Të nderuar qytetarë të Anamoravës
Përgjatë gjithë angazhimit tim profesional dhe politik, shëndetësia ka qenë misioni im jetësor. Si mjek dhe si ish-ministër i Shëndetësisë, kam punuar me përkushtim për të ndërtuar një sistem shëndetësor më cilësor, më të drejtë dhe më të qasshëm për çdo qytetar.
Sot, po ju drejtohem me përulësi dhe përgjegjësi për të kërkuar besimin tuaj që së bashku të vazhdojmë rrugën e reformave dhe zhvillimit të shëndetësisë në Kosovë. Anamorava meriton më shumë investime në spitale, më shumë specialistë, pajisje moderne mjekësore dhe shërbime më cilësore për pacientët tanë.
Besimi juaj nuk është vetëm një votë për mua, por një votë për një sistem shëndetësor më të fortë, për trajtim më dinjitoz të pacientëve dhe për një të ardhme më të sigurt për familjet tona.
Ju ftoj që me votën tuaj të mbështesni vizionin për një Kosovë më të shëndetshme dhe më të zhvilluar. Së bashku mund të realizojmë ndryshimet që qytetarët i meritojnë.
Me respekt dhe mirënjohje,
Prof. Dr. Ferid Agani Kandidat për Deputet nga Lista e LDK-së Voto 113LDK Voto nr 38 Ferid Agani








