Me tubimin e mbajtur në shkollën “Ismail Qemali”, në Degën III të Lidhjes Demokratike të Kosovës “Ibrahim Rugova”, u përmbyll cikli i tubimeve zgjedhore në mbarë Kosovën.
Kjo ishte një mbrëmje reflektimi dhe përmbledhjeje e rrugëtimit tonë nëpër të gjitha trevat e Kosovës, ku qytetarët dëshmuan mbështetje të fuqishme për vizionin e zhvillimit, bashkimit dhe stabilitetit politik.
Edhe një herë u rikonfirmua orientimi i palëkundur perëndimor i Kosovës dhe partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin që ka qëndruar pranë popullit tonë në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Fryma që na ka shoqëruar në të gjitha qytetet e Kosovës ka qenë fryma e bashkimit, e rikthimit te vlerat Rugoviane dhe e besimit se Kosova meriton institucione stabile, zhvillim ekonomik dhe partneritete të fuqishme ndërkombëtare.
Në fund të tubimit, qytetarët u ftuan të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës, që mbahet nesër në ora 20:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, një tubim që pritet të shënojë ripërtëritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, fuqizimin e djathtës demokratike dhe fillimin e një kapitulli të ri bashkëpunimi ndërmjet forcave politike që ndajnë vlera të përbashkëta shtetformuese dhe demokratike.
Shihemi nesër në Prishtinë!
🗳️ LDK 113 ✅
🗳️ Ferid Agani 38 ✅
#LDK113 #FeridAgani38










