Kodra e Dëshmorëve foli sot: bashkë për Shtet për Krejt.
Në tubimin me banorët e lagjes Kodra e Dëshmorëve, ku morën pjesë kandidatët për deputetë: Liza Gashi, Shpend Nuhiu, Labinotë Demi Murtezi, Haki Huruglica, Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe Nevzad Asllani, energjia ishte për fitore të madhe më 7 qershor.
Mandati i ardhshëm do të jetë mandat i infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, industrisë ushtarake, bizneseve industriale dhe zejtare; mandat i shtetit për krejt.
Për mirëmenaxhimin e parasë publike mjafton t’i shikojmë ndërmarrjet tona. Nga 17 ndërmarrje publike, 15 punonin me humbje kumulative prej 59 milionë eurosh, në dëm të buxhetit të shtetit, para qeverisjes sonë.
Me ne, ndërmarrjet i sjellin fitim shtetit, plot 195 milionë euro.
Keqqeverisja ka qenë e kushtueshme për popullin e Kosovës. Prandaj, na duhet Byroja për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe zotohemi se do ta bëjmë.
116-Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qitja pikën.










