Fermerit i ngordhi viçi në kullotë, thotë se në Komunë i thanë: “S’kemi naftë për të dalë në terren”
Fermeri Xhevxhet Ferizi është ankuar se të hënën i ka ngordhur një kafshë në kullotë në fshatin Shoshare.
Ai ka bërë të ditur se rastin e ka raportuar te institucionet komunale në Viti, duke kërkuar që ekipet përgjegjëse të dalin për groposjen e kafshës. Sipas Ferizit, në Komunë i kanë thënë se nuk kanë naftë për të dalë në terren, ndërsa kafsha vazhdon të mbetet e pagroposur.
Mijëra artikuj, një klik larg – porosit tani!
“Tash kesh në komunë, nuk po del kerkush thanë se nuk kanë naftë me dal në terren, viçi ka mbet midis livadhit pa gropos. Thanë që mundesh vet bëje një zgjidhje, unë nuk mund vet pa ndihmën e ekipi të Komunës”, shprehet Ferizi.
Lidhur me këtë ankesë, nga Drejtoria për Shërbime Publike kanë thënë për PlusTV se rasti është duke u trajtuar.

