Dua të ngris çështjen e ndotjes së ambientit në qytet.
Gjendja është alarmante dhe ka shumë ankesa e reagime të arsyeshme nga qytetarët.
Disa herë Gjilani bashkë me Prishtinën është shpallur si qyteti me ndotje më të lartë.
Prishtina i ka termocentralet e normalisht qe ndikojne ne ndotje ndersa Gjilani nuk ka kurfarë industrie por ndotje vjen nga ndërtimet e egra që po bëhen, prishja e objekteve dhe qyteti KURRË nuk lahet.
Ka 5-6 vite qe qyteti nuk lahet kurre pos nga reshjet atmosferike plus ato krejt papastërtinë e sjellin ne qendër.
Qyteti është i tëri në pluhur s’ka pse del njeriu në rrugë, vec me maska me u mbrojte nga pluhuri.
Tani sezona e pranverës dhe pa te reshura ndotja ka arritur kulmin.
Ka shumë të sëmurë nga trakti respirator si pasojë e pluhurit që gëlltitin cdo ditë.
Arsyetim mund të jetë problemi me Eco Higjienën mirepo qytetarëve nuk i intereson cfarë probleme ka, duam të lahen rrugët e të largohet ky pluhur që e thithim cdo ditë.
Kërkoj nga Drejtoria e Shërbimeve Publike që menjëherë të fillojnë me larjen e rrugëve kryesore dhe në lagje.