Zëvendës-ministri, Rexhep Kadriu bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça, të martën(sot), morën pjesë në fillimin e punimeve në dy rrugët e komunës së Gjilanit, asaj “Enver Miftari”, dhe rrugën “Kadri Osmani”.
Në kuadër të implementimit të projekteve të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, sot po fillojmë ndërtimin e rrugës më të degraduar në komunën e Gjilanit, asaj “Enver Miftari”, dhe rrugën “Kadri Osmani”.
Vlera e këtij projekti kap shifren prej 1 milion e 100 mijë euro, dhe financohet nga MIT. Suksesshëm po shkojmë kah fundi i përmbylljes së ndërtimit të rrugëve në Kosovë.