Përmes një postimi në facebook, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka njoftuar se pas pastrimit të rrugëve të qytetit, nëpërmjet kompanive të kontraktuara ka vazhduar të bëjë pastrimin e rrugëve edhe nëpër fshatra.
Postimi i plotë:
Në kuadër të masave preventive për pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve në territorin e Komunës së Gjilanit, filluam edhe dezinfektimin e rrugëve në fshatrat, Vrapqiq, Cërnicë, Kravaricë, Gumnishtë, Stanqiq, Zhegër, Lladovë, Llashticë. Këto territore po dezinfektohen nga ana e operatorëve tanë të kontraktuar. Konsiderojmë që këto masa preventive, do të na ndihmojnë në mbarvajtjen dhe operacionin e punës kundrejt përhapjes së pandemisë. Ne jem të përkushtuar që edhe ambienti rrugor të jetë i pastër, në mënyrë që t’i kontribuojmë preventivës së kësaj situate.
Lusim të gjithë bashkëqytetarët tanë të këtyre fshatrave, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre bujqësore, që në këtë kohë, të kenë kujdes të shtuar dhe t’i kushtojnë vëmendje mjeteve transportuese, në mënyrë që të mos t’i ndotim rrugët e pastruara dhe dezinfektuara, sepse kjo nuk na ndihmon në masat të cilat po i ndërmarrim. Keni kujdes, në pastrimin e mjeteve transportuese në vendpunishtet e juaja dhe të siguroheni që materiali i transportuar bujqësorë, është i sigurtë përgjatë transportit. Ne mbesim me shpresë, që të keni masa të shtuara edhe nga ana juaj, në mënyrë që së bashku, të kontribojmë në tejkalimit të kësaj situate.
#bashkeiadalim