Sot kanë nisur punimet për renovimin e palestrës së sporteve në Gjilan, një projekt që u konfirmua nga kryetari i komunës, Alban Hyseni.
Sipas Hysenit, investimi kap vlerën prej 2.7 milionë euro, dhe pas përfundimit të punimeve, sportistët e Gjilanit do të kenë kushte moderne për stërvitje dhe gara, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën sportive në qytet.