Nënkryetari Ismajli, bashk me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça, sot kanë vizituar punimet të cilat janë duke u bërë në qendër të Gjilanit, ku ka filluar zgjërimi i saj.
Ismajli ka treguar se ka filluar zgjërimi i rrugës nga rrethi përballë Furrës “ Vëllezërit Çoçaj “, në drejtim të qendrë së qytetit.
Postimi i plotë:
Kemi filluar punimet në zgjerimin e rrugës nga rrethi përballë Furrës “Vëllezërit Çocaj”, në drejtim të qendrës së qytetit, deri tek semaforat. Kjo punë do të jetë vazhdë e zgjerimit të rrugëve në hyrje-daljet e qytetit, e cila do të përfshijë edhe pjesën kryesore të qendrës së qytetit.
Ky projekt, përveç ndikimit në shkarkimin e komunikacionit, do të ketë ndikim edhe në përmisimin e aspektit mjedisor nga zvoglimi i gazrave dhe zhurmës. Zgjerimi i rrugës në qendër të qytetit, do të jetë në katër korsi, e cila do t’i bashkohet rrugës së Ferizajit.
Njëkohësisht, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, përshkak të punimeve që do të ndodhin këtu, dhe, përshkak të fillimit të futjes së gypit atmosferik në qytet, gyp i cili do të jetë vazhdë nga rrethi përballë Furrës “Vëllezërit Çoçaj” , deri në qendër të qytetit.
Kjo trase e rrugës me katër korsi, do ta lirojë Gjilanin nga komunikacioni i ngarkuar, dhe, do ta bëjë një qytet i cili do të jetë pikë referimi nga të gjithë.
Çelësi i këtyre projekteve i kontribuon përkujdesjes dhe krijimit të kushteve më të mira për qytetarët, dhe, ndikimin në zhvillimin apo qëndrueshmërinë e bizneseve.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!
#bashkeiadalim