Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se Kosovës i duhet marrëveshje finale me njohje reciproke.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kryetari i LDK-së e di nëse njohja ‘de jure’ është në planin franko-gjerman.
“Pyetje gjithsesi e paarsyeshme. Kur Lumir Abdixhiku ka qenë në Zyren e Kryeministrit për takim me Kryeministrin Kurti, aty e ka lexuar propozimin evropian (apo franko-gjerman siç e quan ai), andaj vetë Abdixhiku le të tregojë nëse ka aty njohje ‘de jure’!? Natyrisht, para se të jetë pyetje e paarsyeshme kjo po që është një sjellje e papërgjegjshme, kur ende s’kanë filluar bisedimet”, ka shkruar Pacolli.