Njeri nga adhuruesit e shumtë të këngëtarit të njohur kosovar Haki MISINI jam edhe unë.Hakiu prej kur e njoha (që nga vitete e ’70 –ta )kur mbajti një concert në shtëpinë e APJ-së, në Gjilan si dhe koncertet e shumta në vitin 1975/76 e edhe ma vonë në kafe restorantet gjilanase “Konaku”, “Het-triku-Dani” dhe “Makdonalds” e të tjera. Pastaj rastisa disa here në vitet e ’80-ta, në lokalet e Radio Prishtinës ,ku edhe unë me grupin gjilanas “Eufonia” incizonim këngë argëtuese. Të gjitha këto si dhe kontaktet e here pas herëshme me Hakiun si dhe kontaktet e mia me këngët e tij ,me opusin e tij krijues si këngëtar, më bëri që Hakiun ta kem idol prej një këngëtari të spikatur.Hakiu së bashku me pesë shokët e tij ( Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi)në vitin 1973 formuan rok grupin MAK .Rok Grupi MAK,konsiderohet ndër grupet e para të rok muzikës shqipe në vendin tone.
Misini dhe grupi “Mak” që u formua në Mitrovicë gjatë viteve ‘70. Anëtarët e këtij grupi u bënë pionierët e rokut shqiptar, duke e gërshetuar atë me muzikën folk. Ata nxorën këngë që edhe sot e kësaj dite dëgjohen me ëndje.
Opusi i tij krijues,dhe zëri i tij i ëmbël e fonik të mbjelli dhe më tej mbjelli tek unë, kënaqësinë e madhe shpirtërore kur i dëgjoi këngët e tija si: “Drenusha”, “Tri gotat”, “Moj e mira te pojata”, “Në syrin tënd pash një lot”, “Idila verore”, “Një yll nga qielli për ty e kam zënë”, “Qenke rritë moj s’të zen këmisha”, “Po na shkonte plaku”, “Studenti pa dashuri” e të rjera.Këngë, këto që sot e kësaj dite i dëgjoj me ëndje jo vetëm unë, por edhe shumë adhurues të tjerë të muzikës rok në Kosovë.
Këngët e Hakiut vazhdojnë të interpretohen edhe sot nga këngëtar e artistë të ndryshëm,dhe besa disa nga to edhe të modifikuara nga artiste e këngëtar të ndryshëm.
Ne jemi rritë me kënget-hit të Haki Misinit,të cilat edhe sot I dëgjoj me ëndje dhe jo rrall here në emisionin “Fontanë Dëshirash” që e udhëhiqte Fehim Kurhasani në Radio Prishtinë jo rallë here plotësohej me një apo dy këngë të Hakiut.Hakiu ka qenë pjesmarrës në shumë manifestime kulturore e argëtuese në “Akordet e Kosovës” si dhe manifestime të tjera që mbaheshin në atë kohë tek ne në Kosovë dhe jo rallë here ishte shpërblye me mirënjohje e shpërblime të tjera.
Bisedat me te ishin të këndshme e mbreslënëse,Hakiu ishte humanist,ishte atdhetar dhe gjithëhere na këshillonte të jemi të bashkuar të ndihmojmë njeri tjetrin me që e shihte haptazi rrezikun që na kanosej nga armiku i përbetuar serbosllav.
Përkundër asaj që e dinte rrezikun që na kanosej ,përkundër vuajtjeve të shumta, torturave e vrasjeve nga agresori serb ai gjithëhere ishte optimist,gjithëhere kishte shpresë, që një ditë do të këndojmë në liri, me talentin dhe vlerat tona kombëtare.
Mirëpo kjo shpresë, ky zë bilbili,humanisti e këngëtari i parë i rokut kosovar u shua me 9 qershor të vitit1999. Ate e vranë, e ekzekutuan mizorisht forcat kriminale serbe në Mitrovicë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Unë idolin tim e kujtoj me mall dhe ky shkrim i imi të mbetet nji kujtim i paharruar për te madhin dhe te pavdekshmin HAKI MISINI dhe Avi MAK,mallkoj cdo here dorën vrastare serbo-qetnike.
AFRIM M. KQIKU
Gjilan