Çmimi i naftës në Gjilan ka shënuar rritje të re, duke arritur tashmë në 1.85 euro për litër në disa pika të karburanteve.
Kjo vjen pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) nuk po vendos më çmim maksimal për derivatet, duke ua lënë kompanive përcaktimin e çmimeve në treg.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për rritjen e çmimeve, duke akuzuar kompanitë për çmime të larta, ndërsa një pjesë e tyre drejtojnë gishtin edhe nga Qeveria, të cilën e kritikojnë për mosndërhyrje dhe për mungesë të masave për parandalimin e abuzimit me çmimet.










