Hotel Gallery mirëpret natën finale të “Miss Freedom of the World 2026”
Hotel Gallery ishte nikoqir i natës finale të “Miss Freedom of the World 2026”, një ngjarje ndërkombëtare që mblodhi rreth 23 vajza nga vende të ndryshme të botës.
Finalja solli në një atmosferë të veçantë përfaqësuese nga kultura dhe vende të ndryshme, duke ndërthurur bukurinë, traditat dhe diversitetin kulturor.
Për Hotel Gallery, mikpritja e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare përbën një tjetër moment të rëndësishëm në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve me karakter ndërkombëtar.
Nata finale u shoqërua me prezantime, momente festive dhe një atmosferë të veçantë, duke e kthyer Hotel Gallery në pikëtakim të pjesëmarrëseve nga vende të ndryshme të botës.









