Llashtica nga një fshat i shkatërruar nga lufta është rindërtuar nga mërgimtarët në një vendbanim të bukur për të jetuar. Një nga fshatrat më të dëmtuar nga lufta në rajonin e Gjilanit, ka qenë Llashtica. Ushtria dhe paramilitarët serbë kishin vrarë e masakruar 23 civilë shqiptarë të këtij fshati duke i plaçkitur, djegë e shkatërruar rreth 120 shtëpi, shkollën e bibliotekën.
Sot 20 vjet pas tmerrit të përjetuar, bijtë e bijat e Llashticës jo vetëm që kanë ngritur e rindërtuar fshatin, por, përtej kësaj, ata janë organizuar duke ndjekur kështu shembullin e fshatrave tjera të Gjilanit që me vetë iniciativë po modernizojnë e po vënë rregull në ambientët e publike të fshatit. Me këtë ritëm e vullnet pune të rregullimit të infrastrukturës dhe ambientit, shumica e fshatrave të Gjilanit duket se janë më të organizuara se vetë qyteti në mirëmbajtjen dhe rregullimin e ambienteve publike.
Varrezat e dëshmorëve. Foto:Miran Berisha
Në kërë reportazh, Llashtica është shembulli tjetër i radhës së fshatrave të Gjilanit që me ndihmën e bashkatdhetarëve ka modernizuar e kthyer fshatin në vend atraktiv për të jetuar -larg zhurmës e pluhurit të qytetit- në ambiente të qeta e të gjelbëruar me shtëpi luksoze e fqinj që kujdesen për të mos lëne askë pa kulm mbi kokë. Kështu edhe ne Llashticë është bërë më shtëpi të re familja e Sami Canit, na thotë aktivisti i njohur me banim në Bazel të Zvicrës, Enver Hajdari.
Tjetra shtëpi është në aksion dhe jemi në grumbullimin i mjeteve për t‘i ndërtuar një shtëpi të vogël Ali Sejfiut, i cili jeton i vetmuar në moshën 62 vjeqare, në kushte shumë të vështira“, plotëson mëtutje kryetari shoqatës,
Krahas aksioneve për të mos lënë asnjë bashkëfshatar pa kulm mbi kokë, llashticasit janë kujdesur për rregullimin dhe pastrimin e rrugëve, kanë vendosur shporta për hedhjen e mbeturinave, grumbillimin e plastikës dhe janë në projektim e sipër për vendosjen kabinave për pritjen e autobusëve.
Ky ndryshim ka ardhë falë angazhimit të bijave e djemve të tyre që jetojnë në jashtë vendit. „Shoqata
Në këtë periudhë, shoqata ka realizuar edhe projekte të tjera të rëndësishme për përmirësimin e jetës së banorëve, duke pastruar e mirëmbajtur të gjitha 4 vend varresat e fshatit, furnizimin e disa nxënësve me material shkollor dhe duke i siguruar paketa ushqimore për familjet në nevojë.
„Llashtica si shumë fshatra të Gjilanit numëron shumë mërgimtarë, thuaj se gjysma e fshatit jeton jashtë vendit. Mungesa e vendlindjes na ka shtyrë që edhe ne ti kthejmë diçka vendit ku kemi lindur, duke formuar shoqatën ku mund të anëtarësohen të gjithë llashticasit anë e mbanë botës“, tregon Enver Hjadari.
Falë mbështetjes së madhe të bashkatdhetarëve që i kanë dhënë shoqatës
“Jemi në vitin e parë të punës së shoqatë dhe fshati ka marrë një pamje ndryshe si nga pastërtia por edhe nga zbutja e varfërisë. Ndërkohë që punëtorit të angazhuar i kemi siguruar kushte ideale për punë me të gjitha mjetet e punës, veshmbathje dhe një kultivator”, thotë Enver Hajdari.
Llashtica shtrihet 10 kilometra në lindje të Gjilanit dhe numëron rreth 1 mijë e 600 banorë, një numër madh i tyre jeton në perëndim, kryesisht në Zvicër e Gjermani.
Më tepër informacione të interesuarit. Mund te gjejnë në linkun e faqës www.llashtica.com/Albinfo.ch/