Error
Lajme

Ftohen fermerët që kanë pasur dëme nga breshëri dhe erërat të paraqiten në Drejtorinë e Bujqësisë

Breshëri dhe erërat e fuqishme kanë përfshirë edhe komunën e Gjilanit, ditëve të fundit dhe në disa zona bujqësore kanë shkaktuar edhe dëme.

Drejtori i Bujqësisë, Bajram Iasufi i ka ftuar fermerët që t`i raportojnë dëmet nga fatkeqësitë natyrore, në mënyrë që të evidentohen në raportin, i cili do t`i përcillet Ministrisë së Bujqësisë.

‘Të gjithë fermerët e komunës së Gjilanit të cilët kanë pësuar dëme në sektorin e bujqësisë nga fatkeqësitë natyrore siç janë erërat e forta dhe breshëri duhet të paraqitën në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Komisioni i emëruar nga Drejtoria do të dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur të dhënat dhe evidentimin e tyre në raportin i cili do t`i përcillet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për procedim të mëtejmë’, ka thënë Isufi.

(Pamje nga vizitat e komisionit në fshatrat Bresalc, Ponesh, Gumnisht, Cernicë dhe Nasalë).

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close