Kandidati për deputet me numër 43 nga AAK, Nazim Gagica, ka vizituar nga afër stadiumin e qytetit në Gjilan.
Gjatë vizitës së tij, Gagica tha se ky stadium është një projekt i dështuar dhe i planifikuar gabimisht. Ai theksoi se stadiumi është përdorur vetëm për të siguruar vota, duke bërë deputetë dhe kryetarë komunash, por që ende nuk është përfunduar.
Më tej, Gagica shtoi se ky stadium nuk plotëson as kriteret e UEFA-s dhe as ato të FIFA-s. Ai përmendi disa probleme të stadiumit, përfshirë furnizimin me energji elektrike, duke theksuar se për një ndeshje janë të nevojshme 29 megavat, një problem që ende nuk ka zgjidhje.
Gagica shpjegoi se AAK ka thënë se ky stadium, sipas projektit, nuk plotëson kriteret për ndeshje ndërkombëtare dhe se dy ekipet gjilanase po dëmtohen, por më e rëndësishmja, edhe tifozët e dy ekipeve janë dëmtuar, duke sjellë një dëm të madh për Gjilanin.
Sipas Gagicës, ky stadium nuk po mund ta realizojnë ata që vinë në Gjilan dhe tregojnë përralla, ata që nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë stadium dhe që kanë marrë shumë vota. Ky stadium po del që ta bëjnë vetëm për ata që e kanë përnime.