Sot është 22 vjetorin i renjës heroike të Rrahim Beqiri – Komandant Roki.
Nazim Gagica, sot i cili bërë homazhe pranë varrit të tij tha se ‘Rokit’, nuk mjaftohej me lirinë e pjesëshme të shqiptarëve, ai pas Kosovës angazhimin e tij luftarak e nisi edhe në Iliridë
Shkrimi i plotë:
Me bashkëpunëtorë bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kamenicë, në nderim e kujtim të heroit të kombit, Rrahim Beqiri – Komandant Roki, në 22-vjetorin e përjetësimit.
Roki nuk mjaftohej me lirinë e pjesëshme të shqiptarëve, ai pas Kosovës angazhimin e tij luftarak e nisi edhe në Iliridë, atje ku cenohej rëndë e drejta e shqiptarëve.
Komandant Roki mbetet shembulli më i mirë i një shpirti luftarak që interesin e shqiptarëve e kishte vënë para fatit të tij e para jetës së tij. Roki do të jetë frymëzim jo vetëm për pasardhësit e tij por për breza të tërë tek shqiptarët.
Lavdi jetës dhe veprës së Rrahim Beqiri-Komandant Roki!