Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka uruar ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, duke shtuar se i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.
Gagica ka thënë se Ditët më të mira për shqiptarët i kemi përpara dhe le të bëhemi bashkë për më mirat për të gjithë neve
Shkrimi i plotë:
Nëntori i lavdisë kombëtare, muaji që grumbullon një numër të madh datash e ngjarjesh historike.
Urime të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë dita e flamurit, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, si dhe dalja publike e UÇK-së.
Ditët më të mira për shqiptarët i kemi përpara. Le të bëhemi bashkë për më mirat për të gjithë neve!