Sot nderuam dëshmorin e kombit, Agim Rashitin, në përvjetorin e përjetësimit të tij.
Agimi ishte vazhdimësi e patriotëve të mëdhenj që në vitet ’80-a ia bënë të qartë Serbisë: kjo tokë është e jona. Në ballë të demonstratave të ’89-ës, ai ndoqi rrugën e atdhetarëve shqiptarë për lirinë e Kosovës. Agimi kishte ideale për të cilat edhe dha jetë.
Sakrifica e tij dhe e shokëve u bë frymëzim për breza të tërë, duke i dhënë shtysë formimit të UÇK-së, lufta e së cilës, me ndihmën e aleatëve tanë, solli lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Lavdi Agim Rashitit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë!