Gjithmonë kënaqësi takimi me banorët e Pogragjës, vend ky nga i cili kanë dalur shumë mjekë e profesorë, arkitektë e udhëheqës të shquar.
Bashkë me kandidatët për anëtarë të Kuvendit të Komunës në Gjilan, Selami Xhemaili dhe Kushtrim Qamili, si dhe kryetarin e nëndegës së Aleancës, Burhan Rexhepi biseduam gjerë e gjatë për të gjitha sfidat dhe nevojat që kanë banorët dhe ky lokalitet.
Programi ynë zhvillimor për Gjilanin parasheh përkrahje të parezervë për bujqit, lehtësira për fermat ekzistuese dhe ndihmë për ato të rejat. Sikur për çdo fshat tjetër, edhe Pogragja do të bëhet me ndriçim publik dhe kamera të sigurisë, nevojë kjo e kahmotshme por e pa trajtuar ndonjëherë.
Përkrahja për rininë do të jetë synimi ynë kryesor.
Bashkë do ta shndërrojmë Pogragjën në një vend tërheqës edhe për vizitorë meqë e ka edhe Kalanë e njohur përtej kufijve shtetror dhe kombëtar.
NG