Bashkë me kandidaten për Asambliste në Kuvendin Komunal në Gjilan, Selvete Abdullahu dhe me nënkryetarin e Aleancës, Ahmet Isufi takuam sot përfaqësues të familjeve në Zhegër.
Gryka e Karadakut mbetet ndër vendet më të respektuara jo vetëm në Gjilan e Kosovë por edhe përtej kufijve shtetëror sepse dha shumë për lirinë e Kosovës.
Programi ynë zhvillimor parasheh zgjidhje reale për shumë probleme dhe nevoja të vendeve rurale. Bujqësia me programin tonë në mandatin e ardhshëm katër vjeçar do të jetë prioritet kryesor. Lehtësira për prodhuesit dhe kultivuesit ekzistues dhe përkrahje për nismat e reja.
Në katër vitet e ardhshme do të zgjidhet problemi me ujëra të zeza në Zhegër, problem ky shumëvjeçar për banorët.
Shtëpia e Kulturës do të funksionalizohet në kapacitetin e saj të plotë. Aktivitetet sportive e kulturore, nuk do të kenë më nevojë për pagesë për shfrytëzimin e hapësirave të saj të brendshme dhe të jashtme.
Rinia zhegrane do ta ndjejë dorën e qeverisjes lokale si asnjëherë më parë. Talentët me ide kreative do të jenë në fokusin tonë sepse jo vetëm Komuna por edhe shteti në tërësi ka shumë nevojë për ata që dëshmojnë dije e vullnet.
NG