Takuam vreshtarët në Malësinë e Zhegocit, një komunitet shumë i rëndësishëm në vendin tonë dhe me impakt në zhvillimin ekonomik të Gjilanit.
Programi ynë qeverisës parasheh kalimin e bujqësisë nga ajo tradicionale në atë bashkëkohore, gjithnjë në përshtatje me specifikat e vendit tonë.
Kemi paraparë ndërtimin e infrastrukturës agro-bujqësore me fokus rrugët fushore, kanale të ujitjes, liqene akumuluese për nevoja të agrokulturave duke u bazuar në financimin nga kreditë ndërkombëtare si dhe financim shtesë ndirekt nga Komuna.
Në mandatin e ardhshëm katër vjeçar do të ketë dyfishim të granteve në bujqësi. Parashohim mbështetje direkte financiare për fermat ekzistuese dhe ato të reja.
Sikurse në çdo veprimtari tjetër, edhe në vreshtari do të ketë lehtësira fiskale sepse kësisoj do të ndodh edhe rritja e biznesit e që ndikon në shtimin e numrit të punëtorëve.
NG