Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka uruar 7 marsin, duke thënë se mësuesi ishte shpresë, motiv dhe faktor që e forconte identitetin kombëtar dhe ruante dashurinë për atdheun shkruan Radio Star.
Tutje, Gagica është shprehur se mësuesit ishin heronjtë e kohës e do të jenë edhe e të ardhmes sonë.
Shkrimi i plotë:
Roli i shkollës shqipe dhe i mësuesit, është i pazëvendësueshëm në të gjitha rrethanat historike, sidomos gjatë kohës së okupimit dhe të shtypjes.
Mësuesi ishte shpresë, motiv dhe faktor që e forconte identitetin kombëtar dhe ruante dashurinë për atdheun. Mësuesit ishin heronjtë e kohës e do të jenë edhe e të ardhmes sonë të përbashkët për forcimin dhe formësimin e shoqërisë sonë. Të gjithë mësuesëve, urime 7 Marsi!