Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka deklaruar se kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka qenë i rrejshëm.
Sipas Gashit, kërcënimi ka ardhur nga një person me zë të gjinisë mashkullore , anonim, në gjuhen angleze.
Madje, ai ka theksuar se ky kërcënim i rrejshëm ka ardhur nga shtetet jo mike të Kosovës.
“Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes. Do të vazhdojmë sa i përket prejardhjes së thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, me gjuhën angleze, alarmi i rreme, ne baze te aksentit dyshohet se telefonata ka ardhur nga shtete jo mike të Kosovës”, ka thënë Gashi./teve1.info/