Deri më tani janë numëruar 15 kuti votimi në qytetin e Gjilanit për kandidatët për deputetë, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një garë interesante brenda radhëve të LDK-së.
Sipas votave të numëruara deri në këtë fazë, Gentrit Murseli ka siguruar 608 vota, duke lënë pas liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka marrë 543 vota.

Këto rezultate e nxjerrin aktualisht Murselin si kandidatin më të votuar në Gjilan krahasuar me kryetarin e partisë së tij. Megjithatë, procesi i numërimit vazhdon dhe mbetet të shihet nëse Murseli do ta ruajë këtë epërsi deri në përfundimin e numërimit të të gjitha kutive të votimit.
Rezultatet përfundimtare pritet të japin një pasqyrë më të qartë për renditjen e kandidatëve në Gjilan dhe mbështetjen që ata kanë marrë nga elektorati.

