Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka vizituar gjatë ditës së sotme Prokurorinë Themelore në Gjilan, me ç’rast është pritur nga kryeprokurori Arben Kadriu.
“Në fokus të takimit ishte nevoja për përforcimin e kapaciteteve dhe rritjen e mbështetjes profesionale, përfshirë shtimin e numrit të prokurorëve dhe fuqizimin e shërbimeve forenzike si mbështetje e procesit të ndjekjes penale. Po ashtu, u trajtua rëndësia e progresit në karrierë dhe ngritjes profesionale të prokurorëve, si element i domosdoshëm për përmirësimin e performancës dhe forcimin e integritetit në sistemin prokurorial”, ka shkruar Gërvalla.
Gërvalla më tej ka thënë se roli i prokurorisë mbetet thelbësor në garantimin e zbatimit të ligjit në praktikë, përmes ushtrimit të ndjekjes penale dhe trajtimit të rasteve në përputhje me kompetencat ligjore.

