Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, ka treguar se pritet të ndodhin edhe orteqe tjera gjatë ditë në vazhdim.
Morina ka bërë të ditur se qendra e skijimit në Brezovicë të mbyllet për dy ditë për ta hetuar rastin e vdekjes së Arian Dacit.
“E gjithë qendra do të mbyllet për dy ditë si pasojë e ngjarjes dhe hetimeve që do të zhvillohet për rastin si dhe pritet rrezik edhe nga një ortek i borës”, ka treguar Morina.
Morina ka bërë të ditur se pistat nuk kanë mundur të pastrohen për shkak të borës së madhe.
Gjendja është shumë e vështirë dhe nuk ka qenë e mundur që pistat të pastrohen. Fatkeqësisht dashamirësit i dinë rregullat mirëpo ata nuk i përfillin edhe mirë dhe kështu ata dalin edhe jashtë pistës së skijimit”, ka thënë Morina.
Arian Daci zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës ka vdekur sot pasi është zënë nga një prtek i borës në qendrën e skijimit në Brezovicë. Daci ka qenë jashtë pistës së skijimit së bashku me shokun e tij Ardian Bakalli kur është zënë nga orteku. /Insajderi.com