Një shembull i ndershmërisë dhe profesionalizmit vjen nga stafi i pastrimit kimik “Leo Wash-Go” në Gjilan, i cili ka bërë një gjest për t’u vlerësuar.
Gjatë kontrollit të rrobave para procesit të pastrimit, punonjësit kanë gjetur 1 mijë franga zvicerane, të cilat i përkisnin një mërgimtari. Pa asnjë hezitim, shuma e parave i është kthyer pronarit, duke dëshmuar korrektësi dhe integritet të lartë në punë.
Ky veprim është pritur me vlerësime nga qytetarët, pasi promovon ndershmërinë dhe besimin në shërbimet që u ofrohen klientëve.
Nga “Leo Wash-Go” theksojnë se korrektësia dhe respekti ndaj klientëve mbeten parimet kryesore të punës së tyre, duke dëshmuar se vlerat njerëzore janë po aq të rëndësishme sa edhe cilësia e shërbimit.

