Dje në Gjilan në rrugën “Idriz Seferi”, është arratisur një femer nga emergjenca por që e njëjta ishte e privuar nga liria dhe nën mbikëqyrje të policisë.
E dyshuara ishte dërguar për trajtim mjekësor, dhe pas arratisjes deri më tani nuk dihet vendndodhja e saj, ka njoftuar Policia.
“ARRATISJE E PERSONIT TE PRIVUAR NGA LIRIA- Rr Idriz Seferi Gjilan 02.10.2020 16:15. Një e dyshuar derisa ishte nën mbikëqyrje të policisë, ka arrit që të ikë nga emergjenca ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, deri më tani nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.