Policia ka bërë të ditur se një person dje në Gjilan është therrur më thikë, i cili ka përfunduar në QKUK.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Abdulla Presheva, Gjilan 21.02.2023-22:38. Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Rasti në procedurë hetimore.