Një grua ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një burrë.
Siç raporton policia, rasti ka ndodhur pasi ajo ka hypur në TAX-in e të dyshuarit, i cili më pas e kishte dërguar në një vend të panjohur.
“Gjilan 18.04.2023-05:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht”.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.