Njē destinacion i përbashkët ku qindra të rinj,ftyra publike e personazhe të rëndësishme të qytetit gjejnë qetesinë dhe largojnë të gjitha dyshimet për një pamje të sigurt dhe të bukur është Infinit Hair Style në Gjilan.
Tre djemë të rinj janë bashkuar për ta shkrirë artin e tyre në flokët e klientëve gjilanas, duke ofruar shërbime të shpejta, korrekte dhe me çmime të arsyeshme shkruan Radio Star.
Gjilanasit janë më të kwrkuarit në qytet dhe tani e 7 vite funksionim kanë dhënë shumë kreativitet, punë dhe besim në zanatin e tyre.
Serioziteti dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit dhe falë kësaj Infinit Hair Style vazhdon të jetë zgjedhja e duhur për shumë të rinj.
Jetoni, Premtimi dhe Albani janë tre stilistët të rinj në moshë, por që nuk zhgënjejnë asnjëherë.
Trendet dhe modelet më të reja dhe disa herë unike mund të dizajnohen dhe rregullohen në kokën tuaj, prandaj zgjedhja është e juaja.
Ju vendosni dhe na vizitoni, punën lerjani djemve.. kjo është motoja me të cilën veprohet tani e 7 vite në këtë sallon, ndërsa tani është rradha juaj./RadioStar/