Në shënim dhe nderim të protestave studentore të vitit 1981 në Komunën e Gjilanit shënohet tradicionalisht gara në atletikë, ku marrin pjesë vrapues nga Kosova, Kosova Lindore, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Madhëshor ishte edhe sot ky organizim që është mbajtur nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, respektivisht njësisë për sport, në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës e cila ka përcjellur gjithë mbarvajtjen e garës.
Në rrugët dhe sheshet e Komunës së Gjilanit gjithandej ishin mbledhur qindra atlet të cilëve hapësirën dhe gatishmërinë për përkujdesje për sigurinë dhe shëndetin e tyre po asistonte vazhdimisht Policia e Kosovës, ekipi nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe ekipet emergjende shëndetësore gjithnjë përcjellur edhe nga gjyqtarët e federatës dhe zyrtarët e sportit.
Me këtë rast në emër të Komunës së Gjilanit, udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për mbështetjen e kësaj gare dhe të gjithë garuesit dhe klubet pjesëmarrëse në këtë ngjarje me rëndësi në kujtim të protestave studentore të ’81-shit.
“Falë mbështetjes që kryetari, Lutfi Haziri, ka dhënë për sportin dhe posaçërisht për këtë aktivitet është bërë e mundur të mbahet në mënyrën madhështore, gara tashmë tradicionale në vrapim, “Gjilani 2018”. Pjesëmarrja e garuesve nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe nga shtetet si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe qytetet e rajonit, I bëjnë nderë Gjilanit dhe është një solidaritet me të gjithë ata që bënë hapa të mëdhenjë në organizimin e protestave studentore të ’81-shit”, ka thënë Hoxha.
Kjo garë është organizuar në tri nivele, për senior, juniorët, pionierë, por, gjithashtu në këtë garë kanë marrë pjesë edhe veteranët dhe personat me nevoja në zhvillim.
Atleti nga Mitrovica, Qlirim Hyseni i klubit Trepca’89 në shtegun 11,300 metra ishte më i miri, ndërsa në kategorin e femrave ishte atletja nga Podujeva e klubit Llapi, Luljeta Shala që zuri vendin e parë.
Në grupin e garuesve të shkollave fillore dhe të mesme kanë marrë pjesë poashtu një numër jashtzakonisht I madh I nxënësve-atlet.
Vendin e parë në konkurencën e meshkuve në nivelin e shkollave të mesme e ka zënë nxënësi i shkollës “Arbëria”, Laurant Shkodra, ndërsa në konkurencën e femrave dy mijë metra gjatësi, vendin e parë e mori Diellza Vokshi poashtu e shkollës “Arbëria”.
Tek nxënsësit e shkollave fillore më i miri ishte nxënësi Yll Bekteshi nga shkolla “Ibrahim Uruqi”, ndërsa tek femrat Gonxhe Halimi e shkollës “Rexhep Elamzi”.
Në kategorinë e atletëve me aftësi të kufizuara në lëvizje vendin e parë e ka zënë edhe këtë vit Abdyl Ibishi në shtegun 800 metra.
Edhe veteranët treguan cilësi të lartë të vrapimit, kështu atleti nga Komuna e Kamenicës, Fitim Kryeziu me sukses e kaloi shtegun 4 mijë e 300 metra.
Vrapimi i Qytetit “Gjilani 2018″, kjo garë në atletikë e organizuar në disa disiplina me një pjesëmarrje të madhe ka kaluar pa asnjë problem apo lëndim.