Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Suharekës, e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës, me rezultatin përfundimtar 1-1.
Rezultati i pjesës së parë, ku Suhareka kaloi e para në epërsi dhe Gjilani barazoi përmes Jarovic, mbeti i pandryshuar edhe në fund të takimit. Të dy ekipet patën raste për të ndryshuar shifrat, por asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë golin e fitores.
Pas këtij barazimi, Gjilani arrin në 14 pikë, por vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme të tabelës.