Në kuadër të xhiros së 34-t të Superligës së Kosovës, Gjilani ka arritur një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Prishtinës, me rezultat 1-2.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku skuadra gjilanase mori tri pikë të vlefshme për t’i shpëtuar zonës së rrezikshme.
Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në kuotën e 49 pikëve dhe siguron një distancë më të qetë nga rënia, ndërsa kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të kampionatit 2024/25.