Komuna e Gjilanit, nga 1552 rastet në total që kanë rezultuar pozitivë, 1229 të shëruar dhe ende aktive janë 178 raste shkruan Radio Star.
Drejtori i Shëndetësis në Gjilan, Selami Xhemajli, ka bërë të ditur se të hospitalizuar janë 28 pacientë, ndërkohë që janë në pritje rezultatet edhe për 163 mostra.
Drejtori Xhemaili ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat anti – COVID-19, që është bartja e maskave, respektimi i distancës dhe pastrimi i duarve./RadioStar/