Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim me disa zyrtarë komunal të qytetit.
Në këtë takim ku morën pjesë U.D. i kryetarit të degës, Riad Rashiti, kandidatja për kryetare të Komunës, Leonora Morina-Bunjaku, anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti dhe kandidatët për asamble komunale, u vulos përsëri mbështetja maksimale dhe një mobilizim i jashtëzakonshëm për kandidaten tonë që garon për kryetare të Gjilanit.
Gjatë diskutimit u folën tema të ndryshme duke filluar nga programi i PDK-së dhe reformat që duhet të ndodhin urgjentisht, duke përfshirë këtu gjendjen degraduese në arsim, infrastrukturë rrugore, shëndetësi, sport dhe kulturë, në qytetin e Gjilanit.
Partia Demokratike si parti politike shtetndërtuese, është e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje për qytetarët e Gjilanit për t’ia kthyer dinjitetin kësaj komune, ashtu siç e meriton.
Keq-qeverisja aktuale në Gjilan, keq-menaxhimi e keq-përdorimi i buxhetit e nepotizmi i krijuar qe tetë vite me radhë në këtë komunë, janë disa nga arsyet që ky pushtet duhet të largohet sa më shpejt, e kjo do të ndodhë më 17 tetor, kur qytetarët e Gjilanit do të tregojnë vendosmërinë e tyre se vetëm PDK-ja është ideale për të tashmen dhe të ardhmen e tyre.
Së bashku do t’ia dalim, pasi fitorja për Leonorën do të jetë një ngjarje madhështore për Komunën e Gjilanit.