Sot shënuam një hap të rëndësishëm drejt avancimit të transformimit digjital në Gjilan, përmes nënshkrimit të marrëveshjes WiFi4WB, së bashku me përfaqësuesit e GIZ-it dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Ky projekt, i financuar nga Bashkimi Evropian, do të mundësojë qasje falas në internet në hapësirat publike më të frekuentuara të qytetit, duke krijuar mundësi më të mira për të rinjtë, studentët, bizneset dhe të gjithë qytetarët për qasje në informacion, komunikim dhe shërbime digjitale.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, vizituam nga afër funksionimin e rrjetit në Sheshin e Qytetit, duke parë konkretisht përfitimet që ky investim sjell për komunitetin tonë.
Kur vizioni dhe zotimet shndërrohen në projekte konkrete, përfituesi më i madh është qytetari. Gjilani po ecën me hapa të sigurt drejt një qyteti më modern, më të lidhur dhe më të qasshëm për të gjithë.
Falënderojmë partnerët tanë për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë.

