Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës, me disa përballje mjaft interesante që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen tabelare.
Gjilani rikthehet të luajë para tifozëve të vet, ku do të jetë nikoqir i Dukagjinit. Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri vjen pas barazimit 1:1 ndaj Ballkanit dhe aktualisht mban pozitën e katërt me 43 pikë, duke synuar një vend që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.
Në anën tjetër, Drita do të ketë një sfidë të vështirë në udhëtim përballë Drenicës. Ekipi i Zekirija Ramadanit është në krye të tabelës dhe kërkon fitore për të ruajtur këtë pozitë. Gjilanasit në ndeshjen e fundit kanë marrë një fitore të rëndësishme 2:1 ndaj Ferizajt, duke rritur edhe më shumë besimin para këtij takimi.
Të gjitha ndeshjet e sotme pritet të zhvillohen duke filluar nga ora 15:00.

