Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të në Superligën e Kosovës, ku njëra nga përballjet më interesante pritet të jetë ajo mes Prishtinës dhe Gjilanit, që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nën dritën e reflektorëve.
Skuadra gjilanase është ajo e cili i ka shkaktuar humbje ekipit të drejtuar nga Arsim Thaçi, duke e mposhtur më herët me rezultat 3–1, në kohën kur drejtohej nga trajneri Ardian Nuhiu.
Pas humbjes në shtëpi ndaj Dukagjinit, Gjilani kërkon t’i kthehet fitoreve dhe të rikthejë besimin në rezultatet pozitive, ndërsa Prishtina synon të ruajë serinë e mirë dhe kryesimin në renditje.










