Klubi i futbollit, Gjilani, ka transformuar zhveshtoren e stadiumit ndihmës, duke sjellë një përmirësim të dukshëm në kushtet për lojtarët dhe stafin.
Ky investim i ri është pjesë e përpjekjeve të klubit për të ofruar kushte më të mira për zhvillimin e futbollistëve dhe përgatitjen e skuadrës, transmeton klankosova.tv.
Stadiumi, i cili është i pajisur me bar sintetik, pritet të ofrojë mundësi më të mira për stërvitje dhe ndeshje.