Të dielën, Gjilani do të përballet me Malishevën në një ndeshje interesante të vlefshme për xhiron e gjashtë shkruan Radio Star.
Gjilani vjen nga një fitore në ndeshjen e fundit kundër Feronikelit’74, ndërsa Malisheva do të kërkojë të rikuperohet pas humbjes ndaj Dritës.
Përballja do të drejtohet nga gjyqtari kryesor Visar Kastrati, me ndihmësit Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë, duke filluar nga ora 15:00.