Situata rreth të ardhmes së Bleart Tolajt vazhdon të mbetet e paqartë.
SC Gjilani e zyrtarizoi dje sulmuesin si përforcimin më të ri, duke njoftuar se ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin.
Megjithatë, pak pas këtij njoftimi reagoi Ballkani, i cili deklaroi se Tolaj ka vazhduar kontratën edhe për dy vite me skuadrën suharekase.
Konfuzioni u shtua edhe më shumë sot, kur Bleart Tolaj u paraqit me fanellën e Ballkanit në ndeshjen miqësore ndaj Sileksit.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme reagoi edhe vëllai i futbollistit me një postim në Facebook, ku bëri të ditur se e gjithë kjo situatë do të sqarohet shumë shpejt.
Për momentin, e ardhmja e Bleart Tolajt mbetet e paqartë, në pritje të një vendimi përfundimtar.

