Refik Ramadani, student i doktoratës në Fakultetin e Matematikës dhe Informatikës në Universitetin “St. Cyril and St. Methodius” në Veliko Tarnovo – një nga universitetet shtetërore më të vjetra në Ballkan dhe i renditur në vendin e 32-të në rajonin ballkanik për cilësi – ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm akademik.
Ai prezantoi një temë inovatore mbi aplikimin e teknologjive moderne në procesin mësimor, me fokus të veçantë tek studentët me nevoja të veçanta.
Përmes këtij punimi, Ramadani dha kontribut të çmuar dhe ide inovative për integrimin e kësaj kategorie në një proces mësimor të barabartë dhe gjithëpërfshirës, duke përfaqësuar një hap përpara në përdorimin e teknologjisë për edukimin e drejtë dhe gjithëpërfshirës.